Ndryshimet në kodin Penal, VMRO-DMPNE: Qeveria frigohet nga zgjedhjet

Ulja e dënimeve është konfirmim se Qeveria është kriminale dhe ka frikë nga përgjegjësia dhe burgu, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Marketing

Sipas tyre LDS dhe BDI kanë 6 vite që bëjnë krime, qindra milionë janë ndarë për kontrata për kompanitë e afërta me pushtetin dhe tani që janë të vetëdijshëm se po dështojnë dhe se do të duhet të përgjigjen, po ndryshojnë ligjin dhe po ulin dënimet. Nuk ka njohje më të madhe të krimit të LDS-së dhe BDI-së sesa ulja e dënimeve për krimet që mund të kryejnë zyrtarët, thonë nga VMRO DPMNE.

“LSD dhe BDI apo BDI dhe LSD jashta proceduarave , jashtë logjikës votuan amnesti për vete dhe për krimet e shumta që nuk janë dënuar dhe skandale korruptive duke u friguar nga zgjedhjet dhe ngjarjet që do të pasojnë pas zgjedhjeve. Një gjë do të premtojmë dhe ajo është se pas zgjedhjeve përgjegjësi do të ketë për të gjithë” – tha Naum Stoillkovski nga VMRO DPMNE.