Zhduket në mënyrë misterioze shefi i vaksinave i qeverisë së Putin

Kreu i institutit kryesor shtetëror rus të vaksinave raportohet se është zhdukur së fundmi në Moskë.

Marketing

Policia tha se është në kërkim të 59-vjeçarit Viktor Trukhin, pasi familjarët e kanë denoncuar të zhdukur katër ditë më parë.

Burri nuk është parë prej 3 shtatorit, ditën kur sipas raportimeve është shkarkuar nga drejtimi i Agjencisë Mjekësore Biologjike, me argumentin “abuzime të shkallës së madhe”.

Trukhin ka qenë më parë drejtor i Institutit të Kërkimit të Vaksinave e Serumeve në Shën Petersburg për 11 vjet.

I shkolluar si avokat, ai ishte në njohuri të të gjithë projekteve ruse në fushën e vaksinave, serumeve apo “preparateve bakteriale”.

Instituti ka qenë aktiv në prodhimin e mjekimeve të koronavirusit apo sëmundjeve të tjera infektive dhe luante rol kryesor në eksportimin e vaksinave ruse, shkruan rrjeti Metro.co.uk.

Klienti kryesor i agjencisë është zyrtari i afërt me Putin, Sergei Chemezov, ish-agjent i KGB dhe aksionet kryesor në ROSTEC, grupi shtetëror rus i teknologjisë.