Kosova përballet sonte me Zvicrën

Kosova do të presë sonte Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në takimin kualifikues të Euro 2024.

Marketing

Dardanët do të përballen me kryesuesit e grupit që nuk njohin ende humbje.

Te zviceranët ka disa lojtarë me prejardhje nga Kosova mes tyre kapiteni Granit Xhaka. Ai tha se shpreson t’i bëjë të lumtur tifozët edhe pse po mban një fanellë tjetër.

“Ju e dini që e ndjej veten si në shtëpi, sidomos familja ime. Shpresoj që edhe pse jam me fanellën tjetër t’iu bëj të lumtur”, u shpreh ai.

Gjatë konferencës pati edhe momente humori pas pyetjes së gazetari nëse Granit Xhaka do të firmoste për barazim.

Kosova ka vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e para dhe renditet e parafundit.

Kujtojmë se Kosova dhe Zvicra kanë zhvilluar edhe më parë një miqësore e cila u mbyll në barazim 1 – 1.