Vedat Muriqi hero i Dardanëve, Kosova ndal Zvicrën

“Dardanët” e Kosovës kanë arritur një rezultat fantastik mbrëmjen e kësaj të shtune ndaj kombëtares së Zvicrës.

Marketing

Vedat Muriqi ka arritur të barazojë në minutën e 95-të në “Fadil Vokrri”.

Ishte Remo Freuler, ai që tundi rrejtën e portierit Arijanet Muric, duke e mbyllur pjesën e parë 0-1 për Zvicërën.

Në pjesën e dytë “dardanët” u hodhën menjëherë në sulm në kërkim të golit të barazimit, gol të cilin e gjetën në minutën e 64’-rt pas një kombini fantastik Rashica-Muriqi, me këtë të fundit që tundi rrejtën e Yann Sommer.

Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq, pasi sërish Remo Freuler, kësaj here me “ndihmën” e kapitenit të “dardanëve”, Amir Rrahamni, tund rrjetën e Muric, por sfida vazhdoi dhe në minutën e 94’, “bomberi” Vedat Muriqi realizon dopietën personale, duke shpërthyer në festë stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me këtë rezultat, Zvicra ruan pozitat e saja në vendin e parë të grupit me plot 10 pikë, 1 më shumë se Rumania e vendit të 2-të, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e 4-rt të këtij grupi me 4 pikë.