I pari i diplomacisë Osmani iu dha shkëlqim ndërkombëtar Tetovës dhe Strugës

I pari i diplomacisë Osmani iu dha shkëlqim ndërkombëtar Tetovës dhe Strugës

Marketing

Tre vitet e fundit, Republika e Maqedonisë së Veriut në arenën ndërkombëtare është shndërruar në vend që grumbullon krerë të lartë ndërkombëtarë për të diskutuar për tema të ndryshme politiko-diplomatike në dobi të vendit, rajonit por edhe më gjerë.

Dy qytete, me shumicë shqiptare, Struga dhe Tetova këtë vit kanë marrë shkëlqimin e qyteteve ndërkombëtare dhe kanë gostitur delegacione të larta, duke u transformuar në arena ku ze vend debati ndërkombëtar për të ardhmen, jo vetëm të rajonit, por të gjithë kontinentit europian.

Qyteti i Strugës, më 15 dhe 16 qershor ishte nikoqiri i Forumit të Prespës për Dialog, pas dy forumeve të realizuara në Ohër. Organizatori dhe inicuesi i FPD, kryediplomati i vendit, Bujar Osmani pati thënë:

“Forumi i Prespës për Dialog është dëshmi se ne përpiqemi, si shtet ashtu edhe si rajon, të kontribuojmë në promovimin e dialogut, besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit, të cilat janë elemente kyçe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe paraqesin gurthemel për paqen dhe sigurinë afatgjatë”.

Në këtë linj, por tash në rolin e kryesuesit të OSBE-së, organizatës më të madhe rajonale për siguri, në Tetovë javën që kaloi u organizua Konferenca për Barazi Gjinore dhe Forcimin e Pozitës së Gruas, e cila njëherit është edhe konferenca e parë e OSBE-së për barazinë gjinore. I pari i Diplomacisë së vendit, po në këtë qytet e solli komplet OSBE-në.

Konferenca ndërlidhet me iniciativën e MPJ-së “Gratë në politikën e jashtme”, e cila është formuar në vitin 2021 me qëllim të forcimit të rolit të grave në diplomaci. Kjo iniciativë u shndërrua në ngjarje vjetore dhe në krijimin e rrjetit rajonal të grave diplomate në Evropën Juglindore.