“Protestë kundër vrasjes në Onkologji” vazhdon nesër protestat

Në protestën paraprake para Qeverisë dhe Prokurorisë Publike,më 4 shtator, ata kishin dhënë ultimatum që për një javë autoritetet të dalin me informacione lidhur me raportimet e mediave se në klinikën për onkologji, janë vjedhur terapitë e të sëmurëve me kancer dhe janë shitur në tregun e zi, ndërsa për një pjesë të pacientëve në vend të ilaçeve u është dhënë tretje fiziologjike.

Marketing

Këtë protestë e mbështet edhe sindikata e pavarur e shëndetësisë. Kreu i kësaj sindikate thekson se ai personalisht por edhe përfaqësues të tjerë kishin marrë pjesë edhe në protestën e parë.

“Protëstën e nesërme poashtu e mbështesim…18:28 Thjesht ata janë egërsira, që duhet të dalin me emra dhe mbiemra, kaq 10, 20, 30 persona, nuk mundet ato 30 persona të hedhin hije ndaj 25 mijë punonjësve të tjerë në sistemin shendetësor… 19:58 Ne e dënojmë rastin, i mbështesim protestat dhe personalisht do të jemi prezentë”, tha Bobi Bojçevski, koordinator kombëtar për shëndetësi.