Skandali në onkologji, VMRO: Krimi do mbetet i pandëshkuar

Kanë kaluar 10 ditë nga skandali që tronditi Onkologjinë dhe ende nuk ka asnjë rezultat akuzojnë nga VMRO DPMNE.

Marketing

Qeveria, LSD, BDI, kanë përgjegjësi për strukturën mafioze të Onkologjisë për vjedhjen e ilaçeve, përgjegjësi për kthimin në punë të një personi të kapur duke vjedhur citostatikë në Onkologji.

Sipas tyre ky krim do të përfundojë i pandëshkuar njëlloj si shumë krime të tjera që tronditën vendin.

“Pacientëve u janë shkaktuar dëme të tmerrshme nuk kanë marrë terapinë e nevojshme, janë gënjyer, janë kërkuar para për barna. që shteti i bleu nga buxheti. Poashtu nuk ka zgjidhje reale për zjarrin e spitalit modular. Nuk ka asnjë zgjidhje për Besa Trans, për Laskarcën, për heqjen e organeve në një praktikë ilegale. Por pas gjithë kësaj qëndron LSD, BDI, sponsorët, partnerët në krim! Përgjegjësi duhet të ketë, do të ketë edhe pas ndryshimit të Qeverisë” – tha Naum Stollkovski nga VMRO DPMNE.