“Mantilave të bardhë” po u mbaron durimi. “Mantilat e bardhë” po dalin në rrugë, kështu ka parlajamëruar Sindikata e pavarur e punëtorëve shëndetësor. Ata kërkojnë rritje të pagave prej 30 për qind për punëtorët shëndetësor, një marrëveshje e re kolektive, stazh te beneficuar për punonjësit e ndihmës së shpejtë , radiografi dhe në spitalin psikiatrik, ndryshim i menjëhershëm i kontratave në marrëveshje me ë pa caktuar.
“Punonjësit shëndetësorë janë sjellë në kufi të margjinave të mbijetesës dhe thjesht diskriminohen. Kujdesi shëndetësor ka ardhur në shkallën e fundit të jetesës. Prandaj po bëjmë thirrje të gjithë së bashku, të gjithë të bashkuar të dalim dhe të kërkojmë të drejtat tona për një jetë normale në këtë vend. Ne do t’i dërgojmë sërish një njoftim ministrisë dhe qeverisë, nëse nuk ka përgjigje, nuk mbetet gjë tjetër veçse të dalim në rrugë” – tha Bobi Bojçevski.
Paga mesatare e rreth 25 mijë punëtorëve shëndetësorë në vend është nën mesataren. Paga fillestare e punëtorëve shëndetësorë është 20.700, e mjekëve prej 32 deri në 35 mijë ndërsa specializantët marrin deri 45 mijë denarë.