Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL1) rriten për 2,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,146 den/kg dhe do të jetë 47,304 den/kg
Nga data 12.9.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 90,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 83,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 83,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 47,304 (denarë/kilogram)