Poni pendohet për ndërhyrjet estetike dhe ka një mesazh për vajzat e reja…

Të gjitha vajzat që ndihen të pasigurta në mënyrën sesi duken u vjen në ndihmë ky postim i Ponit.

Marketing

Ajo ka postuar disa foto nga mbrëmja e saj e maturës, teksa shkruan se i vetmi ndryshim nga sot në fytyrën e saj janë buzët dhe vetullat, për të cilat thotë se është penduar.
“Foto 1 unë 18 vjeç maturë : Foto 2 im bir 10 vjeç ( përpara dy vjetësh ) kur më pyesin ku e ke bërë hunden. Dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio.
Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës por kur e pashë që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht.
Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja të mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre.
Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë 3 Gjenerata 1)2)3”, shkruan ajo.