Një shofer me një kamion ushtarak që zotëronte privatisht ka marrë përpara dje të paktën nëntë automjete në qytezën Somerset në perëndim të Britanisë, pranë një baze ushtarake ajrore.
Policia u thirr nga qytetarë të tmerruar në Taunton, pas raportimeve se shoferi fillimisht kishte kërcënuar një rezident aty.
Kur oficerët erdhën, i dyshuari 41-vjeçar mori kamionin e tij të madh ushtarak dhe dëmtoi katër makina policie që kërkonin ta ndalonin.
Burri u arrestua më vonë dhe nuk u raportuan plagosje nga palët.
Nuk dihet nëse ai i rezistoi arrestimit apo u bind prej oficerëve, por këta të fundit thanë se pritet te akuzohet për kërcënim, mosbindje e tentativë vrasjeje.
Me mjetin e tij gjigant drejtuesi kishte kaluar mbi një ndalesë rrugore, mbi një nga automjetet e parkuara dhe një tabelë trafiku.
Burri mbetet në paraburgim.