Rina Balajt nuk i lejohet të qëndrojë në Zvicër, kjo ishte arsyeja

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj, ishte paraparë të këndonte këtë vikend në një mbrëmje muzikore në Zvicër.

Marketing

Por, reperja është detyruar që të kthehet në Kosovë.

Rina ka treguar se është ndaluar në aeroport dhe se nuk e kanë lejuar të kalojë.

“Kështu kjo ndodhi! Nuk mundem të performoj sonte për arsye të një problemi që më ka dalur te viza. Më vjen shumë keq, shihemi herave të tjera. Shumë shumë dashuri. Unë aktualisht në Aeroportin e Cyrihut duke pritur për fluturimin tim prapa për në Prishtinë”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.