Publikohet Pr/Ligji për amnisti, ja cilët të burgosur do të përfitojnë

Ministria e Drejtësisë së fundmi ka përgatitur propozim-ligjin për amnisti, me të cilin bëhet i mundur lirimi dhe ulja e dënimit me burg për veprat penale të lehta.

Marketing

Kjo nismë e Ministrisë së Drejtësisë pritet që të miratohet në seancën e ardhshme të Qeverisë, ndërsa ky propozim-ligj u dorëzua edhe deri te koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvend, të cilët duhet t’i japin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre.

Sipas prononcimit zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, qëllimi është që të bëhet i mundur lehtësimi i punës në institucionet ndëshkimore-korrektuese.

Me ligjin propozohet që personat të cilët janë dënuar me dënim burg deri në gjashtë muaj, tërësisht të lirohen nga vuajtja e dënimit. Të dënuarit, të cilët janë dënuar me dënim burg mbi gjashtë muaj, lirohen nga vuajtja e 30% e dënimit total të shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë.

Kurse, amnistimi nuk vlen për personat të cilët janë të dënuar me burgim të përjetshëm, për vepër penale vrasje, për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor, kundër shtetit, kundër njerëzimit etj.