Ka zgjatur vetëm pak muaj aventura e trajnerit portugez Fernando Santos në krye të pankinës së Polonisë.
Ishte pikërisht humbja 2-0 ndaj Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2024, ajo që i dha fundit karrierës së ish-trajnerit kampion europe, në pankinën e polakëve.
Santos ishte trajner i kombëtares polake që nga janari i vitit 2023. Ai e drejtoi atë në gjashtë takime duke regjistruar 3 fitore dhe 3 humbje.