Makedonski Telekom merr çmim për filantropi korporative

Çmimin e ndajnë AmCham dhe Konekt në kuadër të projektit të USAID-it
“Partneritete për donacione”.

Marketing

Nisma e shpërblyer „Së bashku për internet pa urrejtje” është projekt në
partneritet i Fondacionit Telekomi për Maqedoninë dhe UNICEF-it

Makedonski Telekom, mori çmim për përkushtimin e saj në sferën e përgjegjësisë
shoqërore për nismën “Së bashku për internet pa urrejtje”. Nisma e shpërblyer është pjesë
e partneritetit midis UNICEF-it dhe Fondacionit Telekomi për Maqedoninë qëllimi i së cilës
është t’i përfshijë fëmijët dhe të rinjtë në përballjen me një prej sfidave më të mëdha me të
cilat përballet gjenerata e tyre – gjuhën e urrejtjes në internet. Çmimin prestigjioz e ndanë
Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut (AmCham) dhe “Konekt” në kuadër të
projektit të USAID-it “Partneritete për donacione”.

“Jemi krenarë për këtë mirënjohje që e konfirmon përkushtimin tonë për një shoqëri të
barabartë dhe etike digjitale. Si mundësues të botës digjitale e kemi për obligim të jemi
pjesë e luftës kundër urrejtjes në internet, por edhe t’i stimulojmë dhe kyçim të rinjtë, t’u
japim zë. Kjo është strategjia jonë por edhe arsye për të cilën e kemi nisur këtë nismë së
bashku me partnerët tanë UNICEF-in. Besojmë se kemi prekur dhe frymëzuar shumë të
rinj” – deklaroi Nikolla Lushev, Drejtor kryesor ekzekutiv i Makedonski Telekomit.

Nisma ka qasje inovative me atë që u jep zë fëmijëve dhe të rinjve vetë të jenë krijues të
ndryshimit. Tridhjetë të rinj morën pjesë në punëtori dhe krijuan fushatë së bashku me
profesionistë të fushave të ndryshme, që i përfshin mbi njëzet video për mediat sociale
nën sloganin “Lamtumirë bullizmit”.

Së bashku për internet pa urrejtje e mban markën #GoodMagenta, të cilën e ndan Dojçe
Telekomi, për projekte, masa dhe nisma me kontribut pozitiv ndaj sfidave sociale dhe

shoqërore në botën digjitale. Misioni për hapësirë më të sigurt të internetit është pjesë e
agjendës ESG të Makedonski Telekomit me të cilën synon drejt tejkalimit të hendekut
digjital, shoqërisë inkluzive digjitale dhe praktikave të qëndrueshme për mbrojtjen e
mjedisit jetësor.

Marketing