Ziberi i kundërpërgjigjet Agim Nuhiut: Problemi zgjidhet kur t’i ktheni nxënësit në shkollë

Avokati i Popullit, Naser Ziberi në intervistën ditore në Alsat hedhur poshtë akuzat e zëvendësministrit të Arsimit, Agim Nuhiu i cili e akuzoi Ziberin se nuk është interesuar për çështjen e nxënësve shqiptar nga Velesi dhe Idrizova. Sipas Ziberit, problemi i nxënësve shqiptar nuk zgjidhet me paralajmërimet për padi ndaj krerëve të komunave, por duke i kthyer nxënësit në shkollë. Ziberi shtoi se institucioni me të cilin ai drejton ka hapur dy lëndë për rastet në fjalë por nga komunat nuk ka marr asnjë përgjigje përkatëse.

Marketing

“Problemi quhet i zgjedhur nëse vazhdon procesi edukativo arsimor ashtu siç e parashohin dispozitat ligjore. Ministria e Arsimit duhet t’ia merr autoritetin komunave në fjalë që të ushtrojnë politikat arsimore. Me këtë duhet të caktohen ushtrues detyre nga ana e ministrit të cilët ushtrues detyre do t’i caktojnë drejtorët që do të duhet t’i zbatojnë vendimet në fjalë”, u shpreh Naser Ziberi, Avokat i Popullit. /Alsat.mk