A jeni gati? Edhe pak ditë vjen filmi “Në kuadër të dashurisë”

Pas suksesit në televizion, tashmë Top Channel vjen me një sipërmarrje filmike.“Në kuadër të dashurisë”, një komedi romantike, është prodhimi i parë filmik, i cili ka premierë më shpejt se sa mendonit…

Marketing

Duke nisur nga aktorët profesionistë e deri tek personazhet publikë më në zë të momentit, një realizim spektakolar është realizuar, duke bërë më të mirën e mundshme që projekti të arrijë të shkaktojë kënaqësi te publiku, të qeshura, e shumë e shumë emocione të tjera. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.

“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Surprizat nuk do të kenë fund dhe fundja, e kush nuk do të ishte kuriozë që të shihte si çift ‘dy armiq të përbetuar’ si Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari?!

Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë i’u vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka, shkruan TCh.

Ndërkohë, nëse keni parë foton e mësipërme, jemi 100% të sigurtë se ju kemi ndezur mjaftueshëm kureshtjen. Luiz Ejlli në një korridor spitali?! Ç’të ketë ndodhur vallë?! Por po ju themi që kjo kureshtje nuk do t’ju ‘gërryejë’ për shumë gjatë nga brenda…

Tashmë, “Në kuadër të dashurisë” është më afër se kurrë. Traileri zyrtar do të shfaqet këtë javë dhe po ashtu do të dalin në shitje biletat për të ndjekur filmin në sallat e kinemasë. Pra, tregohuni të vëmendshëm!