Drejtoria e doganave me përgatitjet përfundimtare për themelimin e one-stop-shop me Kosovën

Drejtoria e doganave është duke u përgatitur për themelimin e one-stop-shop me Kosovën në pikën kufitare Bllacë, e cila do të mundësojë qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe njerëzve, si pjesë e aktiviteteve që zbatohen për përshpejtimin dhe lehtësimin e tregtisë. Kjo forcon konkurrencën e kompanive maqedonase në tregun ndërkombëtar dhe mundëson mbështetjen e tregtisë legale nga njëra anë si dhe përmirëson kushtet për parandalimin efektiv të aktiviteteve ilegale në kufi. Ky është një nga mesazhet thelbësore nga vizita e sotme e drejtorit Stefan Bogoev dhe zëvendësdrejtorit Muarem Asani në pikën kufitare Bllacë.

Marketing

“Pika kufitare Bllacë është pika e dytë më e rëndësishme kufitare në kufirin tonë verior, e cila mundëson hyrjen në Kosovë, dhe lëvizjet drejt Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe më pas në detin Adriatik. Me modernizimin e tij kontribuojmë në përshpejtimin e tregtisë dhe transportit dhe përmirësimin e performancës së ekonomisë maqedonase”, thotë Bogoev.

Drejtoria e doganave investon shumë në modernizimin e menaxhimit të kufirit. Kjo përfshin përmirësimin e infrastrukturës në pikat kufitare, të mbështetura nga qasja moderne për të përshpejtuar qarkullimin e udhëtarëve dhe mallrave.