​Rama përplaset me Rusinë për Kosovën

Edi Rama, gjatë fjalimit të mbajtur në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, në selinë e OKB-së në Nju Jork, tha se Rusia dhe të tjerë janë përpjekur të keqpërdorin realitetin e ndryshuar në Ballkanin Perëndimor “sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imeriale”.

Marketing

Rama tha se abuzimi i përdorimit të së drejtës së vetos e ka mbajtur peng Këshillin e Sigurimit por “nuk e ka bërë të heshtë, ashtu siç mund të dëshmojë në këtë takim”.

“Pavarësisht se sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e se cilës është sanksionuar, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu i 14 i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara, Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm”, deklaroi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë tha se historia ka konfirmuar se ata që e kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për të arritur objektivat e tyre, kanë përfunduar duke u penduar.

Edi Rama po drejton një nga sesionet më të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit në OKB me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

Në tryezë marrin pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë të shteteve.