Osmani – Koen në Nju Jork: Angazhime të ndërsjella për zhvillimin e marrëdhënieve dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet rajoneve

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Eli Koen, në kuadër të sesionit të 78-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që po mbahet në Nju Jork.

Marketing

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan përkushtimin e tyre për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjet biznesore, si dhe u përshëndet bashkëpunimi i shkëlqyer në organizatat ndërkombëtare.

Maqedonia e Veriut, si anëtare e plotë e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit – IHRA, ka një rol të rëndësishëm në luftën globale kundër antisemitizmit. Mbetemi të përkushtuar ndaj përkushtimit tonë për përkujtimin, edukimin dhe kërkimin e Holokaustit, si dhe ndaj luftës kundër gjuhës së urrejtjes, lajmeve të rreme dhe dukurive të tjera negative me të cilat ballafaqohemi të gjithë”. – theksoi Osmani.

Në takim u diskutua edhe për sfidat e sigurisë dhe situatën aktuale në të dy rajonet, duke theksuar përpjekjet e përbashkëta për promovimin e paqes dhe sigurisë si interes i yni i përbashkët.