Rusia kundër fjalimit të Osmanit në Këshillin e Sigurimit: Mbi çfarë baze u ftua Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë?

“Mbi ç’bazë e ftuat Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani që në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, të drejtohet në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurimit (KS) të Kombeve të Bashkuara (KB)?

Marketing

Pyetjen e këtillë ia drejtoi Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzy, Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili kryesoi seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kundërshtuar Osmanin që të drejtohet para Këshillit.

“Ne e kundërshtuam praninë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe për këtë e informuam Presidencën shqiptare me Këshillin e Sigurimit. Nëse Presidenca shqiptare me Këshillin e Sigurimit e lejon z. Osmani të flasë, besojmë se ai mund t’i shprehë vetëm qëndrimet konsensuale të OSBE-së. Më duhet të theksoj se OSBE-ja, për shkak të qasjes destruktive të fuqive perëndimore, në asnjë mënyrë nuk kontribuon në zgjidhjen e situatës në Ukrainë, por vetëm e përkeqëson atë”, tha Nebenzi.

Në fjalimin e Osmanit në përpjekje për të çuar përpara rregullat e njëanshme të lojës, përkundër rendit të bazuar në rregulla, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara në fjalimin e tij më të gjatë shtoi edhe disa replika me qëllim që ta pengojë fjalimin e Osmanit.

Përgjigja e Kryesuesit me Këshillin e Sigurimit, Edi Rama, ishte se nuk e kupton kundërshtimin e Rusisë për praninë dhe fjalimin e Osmanit, duke pasur parasysh se OSBE-ja luan rol të rëndësishëm dhe ka kontribut të madh në takim.

“Nëse më tregoni më mirë se cili është problemi lidhur me këtë, me kënaqësi do t’jua sqaroj”, tha Rama, i cili gjithashtu pas disa replikave me Nebenzin e mbylli diskutimin dhe lejoi fjalimin e Osmanit dhe pjesëmarrësit e tjerë të KS.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, mbajti fjalim para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Duke folur për sfidat aktuale të sigurisë, Osmani para Këshillit të Sigurimit iu referua agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, duke theksuar se kërkimi i përbashkët i paqes varet nga angazhimi kolektiv i OSBE-së dhe OKB-së.