Familja e dinte të vdekur nga 2013, 55-vjeçari gjendet pas 10 vitesh në Greqi

Adamo Guerra është një shtetas italian i shpallur i vdekur që nga korriku i vitit 2013, sipas ish-gruas dhe vajzave të tij.

Marketing

Por 55-vjeçari që u zhduk 10 vite më parë nga shtëpia e tij në Imola, është gjetur i gjallë në Patra të Greqisë.

Kur të gjithë e dinin të vdekur pasi ai kishte lënë edhe letrën e lamtumirës e shënime në të cilat shprehej se do të bënte vetëvrasje, Adamo del të jetë i regjistruar që nga viti 2022 në regjistrin e italianëve me banim jashtë vendit (Aire) në Greqi.

Makina e tij, një javë pas zhdukjes, u gjet e parkuar në portin e Ankonës. Emision televiziv “Kush e ka parë?” u vu në gjurmët e tij pasi gruaja e Adamo paraqiti dokumentet e divorcit dhe zbuloi të vërtetën për fatin e burrit të saj.

“Mendova se kishte vdekur”, por avokati – raporton fjalët e gruas Il Resto del Carlino – “më telefonoi duke më thënë se im shoq nuk ishte person i zhdukur, por është gjallë, sepse ai aplikoi në skemën “Aire” në shkurt 2022 për të qenë shtetas italian, banues në Greqi”.

“Dhjetë vjet është një kohë e gjatë. Mendja jote ngel gjithmonë aty, sepse gjithmonë ke shpresë. Kur të thonë më pas se një person zhduket, ti hyn në një tunel ku nuk sheh dritë në fund. Për mua ai nuk është burrë dhe nuk është as baba“, përfundoi më pas ish-gruaja e Guerra-s.