Lista Serbe del me reagim dy ditë pas sulmit terrorist në veri: Dy serbë janë vrarë pasi janë dorëzuar

Lista Serbe ka reguar dy ditë pas ngjarjes që ndodhi të dielen në Banjskë të Mitrovicës.

Marketing

“Në emër të Listës Serbe dhe të gjithë “popullit serb nga Kosova dhe Metohia”, shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të serbëve të vrarë dhe të policit shqiptar të Kosovës në ngjarjen tragjike të djeshme në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit”.

Lista Serbe “bëhet e gjallë” rreth 36 orë pas vrasjes së policit, por edhe pas luftës njëditore mes grupit të armatosur të terroristëve dhe Policisë së Kosovës në rrethinën e fshatit Banjskë.

Tani, pas kaq shumë kohe, Lista Serbe del me informacione të reja – “se së paku dy terroristë janë likuiduar pasi janë dorëzuar”.
“Ne po bëjmë të ditur se do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të cilët janë vrarë në mënyrë të gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar”, pretendojnë ata.

Si zakonisht, Lista Serbe i përsëritë fjalët e liderit të tyre suprem, presidentit serb Vuçiq duke pretenduar se “më shumë se një vit jemi duke e paralajmëruar se regjimi i Prishtinës po kryen presion ndaj serbëve dhe se çdo ditë po provokon “reagimin e popullit”. Për fat të keq ndodhi ajo “çfarë dëshironte Kurti”.

Ata kanë shtruar edhe pyetjen se pse EULEX-i nuk ka marrë pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?