Ballkani nën alarm pas ngjarjeve në Kosovë, pasi në Kroaci po bëhen përpjekje për të krijuar një shtet të ri, Liberland.
Policia kroate ka zhvilluar papritur konrtolle midis Serbisë dhe Kroacisë, raporton noa.al duke cituar kurir.rs.
Kontrollet janë të shpeshta pasi, banorët e zonës akuzohen se kanë zaptuar nga dy prona.
Banorët dhe të pranishmit u ankuan, pasi sipas tyre oficerët e policisë kroate dhe punonjësit e Croatian Forests, të cilët morën pjesë në aksion, u sollën në mënyrë joprofesionale dhe ofenduan.
Operacioni është kryer pa paralajmërim dhe pa asnjë arsyetim të shkruar nga policia pyjore.
Gjithashtu janë arrestuar disa “banorë” me akuzën e “mosbindjes ndaj urdhrit të ligjshëm”. Të pranishmëve nuk iu la kohë e mjaftueshme për të mbledhur sendet apo pajisjet e tyre personale.
Liberland është një përpjekje për të formuar një shtet në ishullin e Danubit midis dy vendeve.
Tetë vjet më parë, hapësira thjesht u pushtua nga politikani Vit Jedlicka, duke e deklaruar vendin një shtet fiktiv.
Sipas tij Liberland u krijua në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare sepse u themelua në tokë të askujt, e cila nuk u pretendua të merret as nga Serbia apo Kroacia pas shpërbërjes së Jugosllavisë. https://youtu.be/WgN_O872Biw