Ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri, ka bërë të ditur se nxënësit e klasës së tretë në të gjitha shkollat kanë marrë tekstet e nevojshme.
“Mund të konfirmojmë atë që thamë më herët se të gjitha tekstet për klasën e tretë janë dorëzuar në të gjitha shkollat. Sa i përket klasës së 6-të, Komisioni Kombëtar ka miratuar tekstet për gjuhën maqedonase dhe shqipe, shkencat natyrore, ndërsa procedura e ankesës duhet të presë edhe pesë ditë për tekstin e matematikës. Të gjitha tekstet e tjera janë dorëzuar në grafiko-teknikë dhe shtypshkronjë me një plan të dorëzimit në shkolla”, tha Shaqiri.
I pyetur për ato që përgatiten sipas planprogrameve të reja, Shaqiri tha se nesër Ministria e Arsimit dhe Kulturës do të ndajë informacione të sakta me një plan për dërgimin e teksteve nga reforma e re në të gjitha shkollat, nga klasa e parë deri në të gjashtën.
Ministri po ashtu theksoi se po vazhdon shpërndarja e teksteve shkollore në arsimin e mesëm.