Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, thotë se për të formuar lëndë duhet të ketë dyshim për kushtetutshmërinë e një ligji apo akti tjetër. Në Click Plus, që transmetohet sonte në 21.30, ajo tregon se tashmë janë paraqitur dy nisma për ndryshimet në kodin penal, të cilat kërkojnë shqyrtimin e kushtetutshmërisë.
“Nuk do të mund të komentoja paraprakisht për Kodin Penal në kuptimin nëse ai është kushtetues apo ka diçka që është kundër Kushtetutës. Për shkak se tashmë kemi marrë iniciativa, mendoj se bëhet fjalë për dy iniciativa për këtë ligj. Nuk do të ishte serioze nga ana ime nëse paraprakisht do të deklaroja qëndrimin apo mendimin tim, nga aspekti i kompetencës së një gjykate kushtetuese, pra nëse është kushtetuese apo jo.”- deklaroi Dobrilla Kacarska, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.