Mexhiti e Rexhepi në familjen e Afrim Bunjakut për ngushëllime

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti i shoqëruar nga Kastriot Rexhepi qëndruan sot në familjen e policit të vrarë nga terroristët serb, Afrim Bunjaku për ngushëllime. Me këtë rast Mexhiti shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të heroit të kombit, Afrim Bunjaku.

Marketing

“Sot, së bashku me Kastriot Rexhepin dhe Muhamet Ametin, në shoqëri të miqve tanë Driton Lajçit, ish deputet i Kuvendit të Kosovës dhe një nga drejtuesit e lëvizjes studentore, si dhe Man Kelmendit, veprimtar i kauzës kombëtare, qëndruam për vizitë tek familja e heroit të kombit, Afrim Bunjaku, ku shpreha ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Afrimit. Në këtë rast theksova se dhimbja për Afrimin i kalon kufijtë e Kosovës, pra është dhimbje gjithëkombëtare dhe ai vendin do ta ketë në Altarin e atyre që u flijuan për mbrojtjen e atdheut. Flijimi i Afrimit duhet të jetë simbol i unitetit tonë, me qëllim që bashkërisht t’u bëjmë ballë sfidave të shumta që cënojnë indin tonë kombëtar.
Lavdi dëshmorit më të ri të kombit, Afrim Bunjakut, dhe përulje për gjithë policët e Kosovës për shërbimin ndaj shtetit të Kosovës!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Demokratike. /Aktuale.mk