Sulmi në veri të Kosovës, SHBA paralajmëron masa ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se këtë të premte ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken rreth situatës në Kosovë.

Marketing

Ai është shprehur se gjatë bisedës ka folur për disa çështje që lidhen me sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës nga një grup i armatosur serb. Vuçiç shprehet se për disa nga pikat e diskutimeve që lidhe me masat ndaj Serbisë ai nuk ka qenë dakord me Blinken.

“Kam folur me Blinken ku u pajtuam se çtensionimi është i nevojshëm, një rol më i fuqishëm i KFOR-it, në veçanti në veri”, ka treguar të ketë thënë Vuçiç.

“Mohova gënjeshtrat rreth një shkalle të lartë gatishmërie të ushtrisë serbe. Ne nuk pajtohemi me natyrën e asaj që ka ndodhur në Kosovë. Blinken më foli gjithashtu për disa masa. Unë thashë se jam kundër”, ka thënë Vuçiç ndër të tjera. /klankosova