A ka qumësht me aflatoksinë në marketet e vendit? flasin nga AUV

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mohoi sot se në raftet e marketeve në vend nuk ka qumësht me aflatoksinë.

Marketing

Reagimi i AUV-së vjen pas pretendimit të Cvetan Tripunovski, kryetari i komisionit për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujëra në OBRM-PDUKM, i cili në një deklaratë për media më 21 shtator të këtij viti, tha se nga Serbia në Maqedoni janë importuar mbi 20 tonë qumësht, me afat vlefshmërie deri 3 shkurt 2024 dhe janë shpërndarë në markete edhe pse amflatoksina M1 u zbulua në qumësht mbi nivelin maksimal të lejuar.

AUV apelon te qytetarët që të jenë të qetë sepse në raftet e marketeve nuk ka qumësht “kancerogjen” me aflatoksinë me origjinë nga Serbia, siç pretendon Tripunovski.

Nga atje thonë se sot me pëlqimin e eksportuesit nga kufiri kthehet në Republikën e Serbisë në përputhje me procedurat e përcaktuara me ligj, ka bërë me dije AUV.

“Që të mos ketë në të ardhmen spekulime dhe mashtrime të opinionit, që qytetarët në vend të pinë qumësht të pasigurt me aflatoksinë, me përgjegjësi pohojmë se për të parandaluar rrezikun për shëndetin publik, për shkak të prezencës së shtuar të përcaktuar të aflatoksinës M1, Vendimi për masat e sigurisë gjatë importit është në fuqi për qumështin, produktet e qumështit dhe ushqimin për ushqyerjen e kafshëve nga 1 dhjetori i vitit të kaluar, i cili është miratuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Me të, testimi i detyrueshëm laboratorik për praninë e aflatoksinës M1 kryhet në çdo dërgesë të qumështit dhe produkteve të qumështit që importohet në vend dhe me origjinë nga Republika e Serbisë ose Bosnja e Hercegovina”, thonë nga AUV.