William Walker nderon Heroin Afrim Bunajku në Ambasadën e Kosovës në ShBA

Në ambientet e Ambasadës Kosovës në ShBA, pjesëtarët e komunitetit të diasporës në Uashington D.C janë mbledhur për të nderuar rreshterin Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës i vrarë në krye të detyrës nga terroristët e organizuar nga Serbia.

Marketing

Kështu ka njoftuar në platofrmën X (ish-Twitter), Ambasada e Kosovës në ShBA, duke shpërndarë edhe disa fotografi, raporton Klan Kosova.

“Bashkatdhetarët tanë kanë nderuar aktin heroik të rreshterit Bunjaku, i cili dha jetën në mbrojtje të rendit dhe ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

I pranishëm ka qenë edhe miku i madh i Kosovës, ambasadori William Walker.

Për nder të heroit Afrim Bunjaku, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneralmajor Arben Kingji dhe ambasadori i Shqipërisë në ShBA, Ervin Bushati, vizituan Ambasadën e Kosovës në Uashington, D.C.