Situata e sigurisë në veriun e Kosovës do të jetë temë diskutimi në Parlamentin Evropian (PE).
Kjo pas sulmit terrorist mbi policinë e Kosovës që ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
PE-ja pritet më vonë gjatë muajit ta miratojë edhe një rezolutë të jashtëzakonshme për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo u bë e ditur nga eurodeputeti kroat Tonino Picula.
“Ne e dënojmë agresionin e fundit të terroristëve të armatosur ndaj oficerit të policisë së Kosovës. Të gjitha faktet për këtë sulm duhet të zbardhen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë“, tha Picula.