Jankullovska mbështet udhëheqësinë aktuale të VMRO-DPMNE-së!

Duke komentuar përplasjen Mickoski – Gruevski, ish-Ministrja e Brendshme, Gordan Jankulovska, gjatë një interviste për “360 shkallë”, ka theksuar se mbështet udhëheqësinë aktuale të VMRO-DPMNE-së. Sipas saj, VMRO-DPMNE nuk prezantohet përmes një njeriu.

Marketing

“Mesazhi im atëherë dhe tash ështe një. Partia nuk është një njeri, një ekip. Është ide dhe të gjithë identifikohemi me këtë ide. Uniteti është shumë i rëndësishëm dhe VMRO-DPMNE ka udhëheqësi legjitime të zgjedhur në Kongres dhe ka mbështetjen time” – tha Jankullovska.

Edhe pse ishte një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Gruevskit, gjatë intervistës, Jankulovska, tha se nuk e ka problem të takohet me ish-Kryeministrin, duke vlerësuar se nuk kanë se për cfarë të bisedojnë.

“Komunikimi im I fundit me Gruevskin ishte një javë para se të arratiset nga Maqedonia. Që atëherë s`kemi asnjë kontakt. Lidhur me arratisjen e tij, isha e para që qartazi e shpreha pakënaqësinë time. Është fakt se ai ishte viktimë e përndjekjes politike, por hapat që i bëri, ndryshoi dinamikën e kësaj përndjekje politike. Ai e ka të qartë pse e bëri këtë. Unë as atëherë e as tani nuk e arsyetoj” – deklaroi Jankullovska.

E pyetur ta komentoj qëndrimin e ASH-së se Mickoski me takimin në selinë partiake të VMRO-DPMNE-së dhe publikimin e fotografisë legalizon dhe rehabiliton krimin politik dhe institucional si viktimë politike, Jankulovska tha se nuk ndjehet si kriminele e dënuar që i shkakton dëm VMRO-DPMNE-së, pasi sipas saj, shumica e qytetarëve të vendit janë të vetëdijshëm se në cfarë procesi gjyqësor ka kaluar dhe se vuan dënimin me burg.