Kreu sulmin terrorist në Kosovë, Radoiçiçi mohon akuzat në prokurorinë serbe

Në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd sot është marrë në pyetje Milan Radoiçiç nën dyshimin se, me disa persona të panjohur ka kryer veprat penale të prodhimit, posedimit, bartjes dhe trafikimit të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese dhe vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

Marketing

Siç raporton mediat serbe, Radoiçiç gjatë marrjes në pyetje ka mohuar kryerjen e veprave penale për të cilat akuzohej.

Pas seancës, prokuroria i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd që të caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin për shkak të rrezikut të arratisjes.

Urdhri për kryerjen e hetimeve përfshin disa persona, për momentin, të panjohur, të cilët akuzohen për veprën penale të ‘Veprave të rënda kundër sigurisë së përgjithshme’.

Sipas urdhrit të hetimit, “Milan Radoiçiq akuzohet se ka blerë armë, municion dhe lëndë plasëse të fuqisë së madhe shkatërruese nga Tuzla, Federata e BeH, nga janari 2023 deri më 24 shtator, të cilat i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit, të cilin më pas e ka transportuar dhe ruajtur në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në ndërtesa dhe pyje të braktisura, i cili si udhëheqës i një grupi me disa persona të panjohur, me veprim të përbashkët dhe përgjithësisht të rrezikshëm, më 24 shtator ka rrezikuar jetën e njerëzve në fshatin e Banjskës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Lartë Publike të Serbisë.

Kujtojmë se në sulmin e 24 shtatorit, në konfrontimin e grupit serb dhe Policisë së Kosovës mbeti i vrarë një polic i Kosovës, i cili u vra në fshatin Banjskë të Zveçanit./klankosova