Zbuluan dhe zhvilluan pikat kuantike, ja kush janë fituesit e çmimit “Nobel” në Kimi

Zbuluan dhe zhvilluan pikat kuantike, ja kush janë fituesit e çmimit “Nobel” në Kimi
Çmimi Nobel i vitit 2023 në kimi i është dhënë tre shkencëtarëve që punuan për të zbuluar dhe zhvilluar pika kuantike, të përdorura në dritat LED dhe ekranet televizive, si dhe nga kirurgët kur heqin indet e kancerit.

Marketing

Çmimi u fitua nga Moungi Bawendi, Louis Brus dhe Alexei Ekimov.

“Për një kohë të gjatë, askush nuk mendonte se ju mund të krijoni ndonjëherë grimca kaq të vogla. Mirëpo, ato ia dolën”, tha Johan Aqvist, kryetar i komitetit.

Bawendi është profesor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets dhe Brus, profesor në Universitetin e Kolumbisë, të dy janë amerikanë. Ekimov është rus dhe punon për Nanocrystals Technology Inc.