Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes që pini çdo ditë?

Dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë. Të gjithë i drejtohemi kafes, pavarësisht kemi ngrënë apo jo mëngjes. Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike.

Marketing

Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkoli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por nënvizon rëndësinë e kafes në jetën e shumë njerëzve. E megjithatë, disa preferojnë ta pijnë kafen pa përbërës të tjerë shtesë, siç është sheqeri, e disa tjetër as që e mendojnë kafen e hidhur pa pasur pak ëmbëlsi.

Por sa e shëndetshme është kafja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar e sheqerit që duhet të hidhet sipas sasisë së kafes që pini?
Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë vetme: Mos e tepëroni me sheqerin!

Aksident tragjik në Gjakovë/ Humbi kontrollin e makinës, ndërron jetë 54-vjeçari nga Shqipëria (Detajet)
Sigurimi i tërmeteve/ Skema e propozuar nga qeveria “kërcënon” tregun privat vullnetar, si do të ndikojë
Pas ndërhyrjes për lehtësimin e frymëmarrjes, përmirësohet gjendja e ish-kryeministrit, Fatos Nano
Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël normal kafeje ekspres, i cili përmban 30 ml kafe të lëngshme, sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 3.1 gramë.

Çka do të thotë më pak se një lugë çaji sheqer apo një lugë kafeje e pak. Sipas studimeve të ndryshme, një lugë e plotë çaji me sheqer në një filxhan kafeje ekspres e rrit përqindjen e sheqerit në më të lartë sesa sasia e sheqerit që përmban një gotë me coca-cola.

E njëjta gjë vlen edhe për kafen turke, e cila zakonisht përgatitet në shtëpi. Ndërkohë, për një filxhan të madh me kapuçino, e cila përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 7 gramë.