Shkruan: Fatmir Limani
Komanda në luftë-gjahun e gjashtë mujorshit u shërbeu të evidentoni në regjistrin e mësuesisë, licencat e Hidro-Centraleve të falura në kohën e mentorit të Gruevskit. Mentorët që shfrytëzuan koncesionet si lëmoshë, për t’u zbrapsur nga zgjidhja e statusit të Dëshmorëve, është mirë që mos u’a m’veshni atdhetarve të vërtetë. Të përkulesh në vend’prehje të Dëshmorëve, fëmijët e të cilëve i dëbuat përtejë hijes së Diellit është edhe një tregues i synimit tuaj të vërtetë. Në ditarin e familjes time, regjistrohen muajt e pritjes së fëmijëve të larguar, ndërsa në regjistrin tuaj shënohen paraja e fituar në MW h. Patriotizmi dhe pasurim-përvetësimi nuk shkojnë bashkë.