Kampioni i Kosovës, Ballkani ka regjistruar sot fitoren e parë të edicionit të ri të Ligës së Konferencës.
Ballkani ka shënuar fitore historike sot, pasi që e ka mposhtur gjigantin kroat, Dinamo Zagrebin, raporton KosovaPress.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri” u shënuan dy gola, ku Almir Kryeziu dhe Walid Hamidi i siguruan fitoren sot ekipit të Ilir Dajës.
Kryeziu shënoi për 1:0 në minutën e 44’ të ndeshjes, kurse fitoren për Ballkanin e vulosi Walid Hamidi me golin e tij në minutën e 83’.
Me pikët e reja, Ballkani tani ngjitet në vendin e dytë në Grupin C me tre pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi në vendin e tretë në tabelë.
Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Ballkanit.