Kovaçevski: Nëse nuk ka paqe nuk do të ketë Ballkan të Hapur dhe as Proces të Berlinit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se pjesëmarrja në Samitin e tretë të BE-së e cila u mbajt në Granadë ishte një mundësi e mirë për debate dhe diskutime në lidhje me procesin e eurointegrimeve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Marketing

Ai tha se Samiti i sotëm ishte mjaft i rëndësishëm duke pasur parasysh se kjo u mbajt një ditë para takimit joformal të BE-së në të cilët do të diskutohet për të ardhmen e BE-së. Gjithashtu do të bisedohet edhe për zgjerimin e BE-së.

Kryeministri Kovaçevski tha se në Samit u bisedua edhe për digjatilizimin e vendeve dhe intelegjencën artificiale dhe për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

“Së bashku me kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë, Italisë, Lihtenshtajnit, Kroacisë, Shqipërisë dhe presidentët e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, diskutuan rolin e inteligjencës artificiale si bazë për inovacionin dhe zhvillimin e ardhshëm në kontinentin evropian. , infrastruktura dixhitale, roli i rrjeteve sociale dhe nevoja për të rregulluar punën e tyre”, njoftoi Kovaçevski.

Kryeministri foli edhe për infrastrukturën telekomunikuese të Maqedonisë, ku theksoi se vendi ynë është ndër vendet më e zhvilluara rajon, e cila është bazë për transformimin digjital dhe zhvillimin dhe prosperitetin e mëtejmë të vendit.

Në takim me disa liderë të vendeve të BE-së, thekson Kovaçevski, biseduam për skriningun që po e zhvillon vendi ynë me BE-në dhe procesinin eurointegrues.

I pyetur për deklaratën e Osmanit se Maqedonia do të tërhiqet nga Ballkani i Hapur, nëse Serbia është e përfshirë në ngjarjte në veri të Kosovës, Kovaçevski tha se paqja është thelbësore për çdo bashkëpunim rajonal.

“Kam biseduar me Presdientin Vuçiq, me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe me lider të tjerë dhe mund të them se paqja dhe stabiliteti janë thelbësore për çdo bashkëpunim rajonal qëllimi i të cilëve është prosperiteti ekonomik…nëse nuk ka paqe nuk do të ketë as Ballkan të Hapur dhe as Proces të Berlinit”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski bëri thirrje që Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë gjithçka për paqen dhe të bëjnë hapat e duhur për të mirën e qytetarëve të tyre dhe rajonit.

Kovaçevski shtoi se Osmani më ka sqaruar sot se deklaratën e tij e ka dhënë si nënkryetar i një partie politike të caktuar, ndërsa vendimi i qeverisë është i qartë dhe se kemi rol konstruktiv dhe pjesëmarrje të në të gjitha iniciativat rajonale përfshirë edhe Ballkanin e Hapur./Telegrafi/

Marketing