LSDM: Mickoski është Gruevski i vogël, mendon vetëm për bllokada

Gruevski i vogël – Mickoski, përveç bllokadave nuk di gjë tjetër. Duke bllokuar rrugën europiane të vendit, ai vazhdon politikën e paraardhësit të tij, i cili e mbajti vendin të izoluar për 11 vite, jashtë BE-së dhe NATO-s, theksojnë nga LSDM.

Marketing

“Gruevski i vogël, në vend të ardhmërisë evropiane dhe vlerave evropiane, pagave dhe pensioneve më të larta, qasje në tregun evropian prej 500 milionë banorësh dhe fonde evropiane, qytetarëve u ofron pasiguri dhe të ardhme të pasigurt. Tani që kemi një shans historik për anëtarësim në BE deri në vitin 2030, bllokadat e DPMNE-së duhet të mposhten”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.