Bexheti: Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit do të rindërtojmë rrugën në Matkë

🛣Në mbledhjen e sotshme të këshillit të komunës së Sarajit, u miratua vendimi për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Qytetin e Shkupit për rindërtimin e rrugës në Matkë.
✅ Sipas vendimit nr.27-9412/1 të miratuar nga këshilli i Qytetit të Shkupit, për realizimin e bashkëpunimit për rindërtimin e rrugës në Matkë, Qyteti i Shkupit do të ndaj mjete financiare në vlerë prej 124.621.244 denarë me TVSH, për vitet 2023, 2024, 2025. Ndërsa komuna e Sarajit do të angazhohet rreth përgaditjes së projektit dhe kontesteve të mundshme pronësore-juridike.
👉 Me rindërtimin e rrugës në Matkë, do të zgjidhet një problem i kahmotshëm për banorët e këtij vendbanimi, gjë që do të ndikoj dukshëm edhe në zhvillimin ekonomik dhe të turizmit në këtë zonë, e cila frekuentohet me intensitet të lartë nga turistë të vendeve të ndryshme.

Marketing