Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një intervistë për Televizionin ALSAT, sonte ka sfiduar drejtpërdrejt Artan Grubin dhe BDI që mos të shesin mjegulla por të mbyllin kazinotë njëlloj sipas shembullit të Kosovës e Shqipërisë.
“Edhe pse është futur me dy këmbë në biznesin e kazinove në mënyrë të argumentuar pra duke filluar nga drejtori, bordi drejtues dhe nga shumë çështje të tjera, e sfidojmë që ta bëjmë atë që e ka bërë Shqipëria e Kosova dhe ti mbyllim krejtësisht kazinotë”, tha Mexhiti.
Ai njashtu në intervistë tha se deri sa në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut zv/kryeministër është Artan Grubi, në krye të Lotarisë së Maqedonisë është njeriu i parë i Grubit, Përparim Bajrami.
Mexhiti vuri në dukje se brenda tre viteve është shumëfishuar numri i kazinove dhe numri i bastoreve, si rezultat i politikave të Qeverisë dhe në të njëjtën kohë deri sa nga njëra anë qytetari po ngre zërin për devijimet nga kazinotë, nga ana tjetër si meritë e kësaj Qeverie të udhëhequr nga Grubi, kazinotë po futen në shtëpitë tona, në telefonat, në kompjuterët tanë dhe po rrezikojnë edhe moshën jomadhore.
Mexhiti alarmoi se nuk po bëhet më fjalë për investime kapitale të nevojshme për qytetarët, por në vazhdimësi kemi numër gjithnjë e më të madh të kazinove.
https://fb.watch/nw4dzAUinB/?mibextid=Nif5oz