Kreu opozitar Hristijan Mickoski është i mendimit se situata politike kërkon një takim liderësh për t’u përgatitur për zgjedhje.
“Duhet ta përgatisim atmosferën që të kemi proces korrekt të zgjedhjeve, jo vetëm të atyre presidenciale por edhe parlamentare. Pres mirëkuptim dhe përgjegjësi së paku një herë. Ne si VMRO me koalicion jemi në dispozicion për një takim të tillë.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Kreu i VMRO-DPMNE-së Mickovski poashtu propozon që nikoqir i takimit të liderëve të jetë kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.