Neymar bëhet baba

Neymar Junior është bërë baba.
Ylli brazilian i futbollit ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se partnerja e saj, Bruna Biancardi e ka sjellë në jetë vogëlushen, Mavie.

Marketing

“Mavie e jonë erdhi për t’i kompletuar jetët tona. Mirë se vjen, bijë. Ti tashmë je shumë e dashur për ne. Faleminderit që na zgjedhe ne”, ka shkruar braziliani së bashku me partneren e tij në Instagram.

Kjo është hera e parë që Neymar bëhet baba, ndërsa çifti kishte kriza gjatë shtatzënisë pasi përfaqësuesi brazilian e kishte tradhtuar Brunan, e cila vendosi t’ia falte pabesinë disa herë.