Shqiptaria bëhet me mjek olimpik (VIDEO)

Ortopedi Bujar Shabani i cili punon edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i ka kaluar të gjitha fazat testuese me sukses, kështu duke u bërë mjeku i parë shqiptar i cili do t’i trajtojë sportistët elitarë pjesëmarrës në “Lojërat Olimpike 2024”.

Marketing

Mirëpo, paraprakisht specialisti i ortopedisë kishte drojën e penalizmit si shkak i një procesi politik, pas aplikimit ai ishte njoftuar se mjekët që punojnë në vendet e Bashkimit Evropian kanë përparësi, njofton Klan Kosova.

Megjithëkëtë fati ishte në anën e mjekut kosovar dhe kjo u tejkalua, siç thotë ai falë edukimit të mirë në disa vende jashtë Kosovës.

Vitin e ardhshëm në spitalin olimpik për 3 javë sa do të zgjasin garat në Paris, ortopedi Shabani do t’i trajtoj atletët e të gjithë sporteve.