Kanë kaluar 2 vite e kryetarët e DPMNE-së nuk kanë bërë asgjë – thonë nga LSDM-ja pushtetare. Nga partia e kryeministrit Kovaçevski, akuzojnë për paaftësi drejtuesit e komunave nga ana e VMRO-së.
Nga LSDM thonë se komunat e drejtuara nga kryetarët e VMRO-së nuk kanë ecur përpara, por kanë bërë, sipas tyre, hapa pas.
“Më shumë se 40 kryetarë komunash nga DPMNE deri më tani nuk kanë realizuar asnjë projekt të vetëm të rëndësishëm, kapital për komunat dhe qytetarët. Madje i kanë ndërprerë edhe projektet e trashëguara nga kryetarët e mëparshëm të LSDM-së, e nëse nuk i kanë ndalur i kanë paraqitur si të tyret. Në vend të projekteve dhe zhvillimit, nuk e kanë problem t’i futin komunat në borxhe dhe të godasin xhepat e qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së.