Kovaçevski: Po bëjmë gjithçka për të evakuar qytetarët tanë nga Izraeli

Kryeministri Dimitar Kovacevski ka deklaruar se po bëhet gjithcka që qytetarët e vendit të sigurtë të evakuohen nga zonat e krizës në Izrael. Sipas tij, është realizuar kontakti me rreth 50 prej tyre, por numri vazhdimisht rritet dhe se po bëhen përpjekje për t`u lokalizuar.

Marketing

“Një pjesë e qytetarëve tanë janë transportuar me Aeroplan nga Tel Avivi në Shqipëri, një pjesë kanë arritur të dalin nga Betlehemi drejt Jordanit, por ende kemi qytetarë atje. Bisedova me Ministrin e Brendshëm, kemi shtab krize në MPJ, kabineti im kontakton me vendet tona fqinje dhe me vendet tjera partnere që kanë aviokompani që mund të aterojnë në aeroportet e Izraelit ose në vendet përreth” – tha kryeministri Kovaçevski