Rriten çmimet e naftës pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

Çmimet e naftës janë rritur për shkak të shqetësimeve se situata në Izrael dhe Gaza mund të rrezikojë prodhimin nga Lindja e Mesme.

Marketing

Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me 2.25 dollarë për fuçi në 86.83 dollarë, ndërsa çmimet në SHBA u rritën gjithashtu.

Izraeli dhe territoret palestineze nuk janë prodhues të naftës, por rajoni i Lindjes së Mesme përbën pothuajse një të tretën e furnizimit global.

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte përshkallëzimi më i madh i konfliktit midis dy palëve për dekada.

Vendet perëndimore i dënuan sulmet. Një zëdhënës i Hamasit, grupit militant palestinez, i tha BBC-së se grupi kishte mbështetje të drejtpërdrejtë për lëvizjen nga Irani – një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, raporton BBC.

Irani mohoi përfshirjen në sulm në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork të dielën, raportoi Reuters. Por presidenti Iranian, Ebrahim Raisi ka shprehur mbështetjen për sulmin.

Analisti i energjisë Saul Kavoniç i tha BBC-së se çmimi global i naftës është rritur për shkak të përshkallëzimit më të gjerë të situatës, që mund të përhapet në vendet e afërta të mëdha prodhuese të naftës si Irani dhe Arabia Saudite.

“Nëse konflikti përfshin Iranin, i cili është akuzuar për mbështetjen e sulmeve të Hamasit, deri në 3% të furnizimit global të naftës është në rrezik,” shtoi z. Kavonic.