Interesim për vaksinën kundër gripit sezonal

Për dy ditë mbi 10.000 qytetarë janë regjistruar për vaksinim falas kundër gripit sezonal, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Nga ky insitucion shtojnë se vaksinimi falas do të jepet sipas grupeve me rrezikshmëri më të lartë.

Marketing

“Vaksinimi falas do të mbulojë grupet e mëposhtme të rrezikut:

– Të moshuar (mbi 65 vjeç)

– Personat me sëmundje kronike

– Punonjësit e kujdesit shëndetësor

– Gratë shtatzëna

– Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç”

– Personat e strehuar në institucionet e mbrojtjes sociale për të moshuarit dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga ministria e shëndetësisë thonë se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit e cila parandalon shfaqjen e formave më të rënda për shëndetin.