Konflikti Izrael – Palestinë, Erdogan i gatshëm për ndërmjetësim

Turqia është e gatshme të ndërmarrë hapa paqësorë drejt përfundimit të përleshjeve të vazhdueshme izraelito-palestineze sa më shpejt të jetë e mundur, duke përfshirë ndërmjetësimin, i tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kancelarit gjerman Olaf Scholz të enjten.

Marketing

Në një bisedë telefonike, Erdogan dhe Scholz shkëmbyen mendime mbi konfliktet izraelito-palestineze, të cilat janë një çështje shqetësuese si rajonale dhe globale, dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje për krizat humanitare, sipas deklaratës së lëshuar nga drejtoria e komunikimit të Turqisë.

Presidenti Erdogan theksoi se krijimi i një shteti të pavarur, sovran palestinez me kryeqytet në Jerusalemin Lindor brenda kufijve të vitit 1967 do të ishte vendimtar për një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes, thuhet në deklaratë.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite kanë nisur një fushatë të qëndrueshme dhe të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës, një përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi kur Hamasi nisi Operacionin “Al-Aksa Flood” kundër Izraelit, një sulm i papritur i shumëfishtë duke përfshirë një breshëri lëshimesh raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit, për të cilin Hamasi tha se ishte në hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe dhuna në rritje e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Në përgjigje të veprimeve të Hamasit, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës. Përgjigjja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një rrethim të madh që nga viti 2007.