MPB: Mbi 200 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (12.10.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëviznin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrrastë janë sanksionuar 208 vozitës. Prej tyre, 15 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me shpejtësi më shumë se 70 kilometra në orë. 103 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, dhe 105 të tjera jashtë vendbanimeve.

Marketing

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.